1 Maji

Protesta, festë e përleshje: Bota shënon 1 Majin

Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 Majit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Disa kishin pankarta në duar për të protesuar për kushte më të mira pune, e disa duke festuar.

Në Turqi e Filipine, kërkesat mbeten nën hijen e raportimeve për përleshjet me zyrtarët policorë./REL

Në Prishtinë, një protestë,me thirrjen "Shëndet e mirëqenie për të gjitha/ë" u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.  
Në Prishtinë, një protestë,me thirrjen “Shëndet e mirëqenie për të gjitha/ë” u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Organizatorët thanë se "mungesa e një sistemi adekuat të shëndetësisë" ka bërë që punëtorët në Kosovë të "hyjnë në një cikël të borxhit vetëm për të siguruar ekzistencën e tyre". Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 ishte miratuar ligji për këtë çështje.
Organizatorët thanë se “mungesa e një sistemi adekuat të shëndetësisë” ka bërë që punëtorët në Kosovë të “hyjnë në një cikël të borxhit vetëm për të siguruar ekzistencën e tyre”. Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 ishte miratuar ligji për këtë çështje.
Protesta shoqërohej me pankarta me mesazhet "Poshtë kapitalizmi, liri klasës punëtore", "Për shoqëri të lirë dhe të barabartë", etj.
Protesta shoqërohej me pankarta me mesazhet “Poshtë kapitalizmi, liri klasës punëtore”, “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë”, etj.
Protestues përleshen me zyrtarët policorë në Turqi, teksa marshojnë në Stamboll. Policia përdori gaz lotsjellës dhe gjuajti me plumba gome për të shpërndarë mijëra protestuesit që përpiqeshin të çanin një barrikadë dhe të arrinin në sheshin kryesor të qytetit të qytetit, Taksim.

Policët bllokojnë aktivistët filipinas që të marshojnë drejt Ambasadës së SHBA-së gjatë një proteste për Ditën e Punës në Manila, Filipine.
Policët bllokojnë aktivistët filipinas që të marshojnë drejt Ambasadës së SHBA-së gjatë një proteste për Ditën e Punës në Manila, Filipine.
Një numër i madh i aktivistëve filipinas iu bashkuan protestës pranë Ambasadës së SHBA-së në Manila, Filipine.
Një numër i madh i aktivistëve filipinas iu bashkuan protestës pranë Ambasadës së SHBA-së në Manila, Filipine.
Protestuesit shikojnë balonat me ngjyrat e flamurit palestinez gjatë një marshi për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Athinë, Greqi.
Protestuesit shikojnë balonat me ngjyrat e flamurit palestinez gjatë një marshi për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Athinë, Greqi.
Anëtarët e Konfederatës Koreane të Sindikatave u bien daulleve gjatë një marshi në Seul të Koresë së Jugut.
Anëtarët e Konfederatës Koreane të Sindikatave u bien daulleve gjatë një marshi në Seul të Koresë së Jugut.