Tiranë

Protesta e studentëve, “Tifozat Kuq e Zi”: Nga ora 16:00 bashkohemi me ju

Studentët vijojnë protestën e tyre, në ditën e shtatë, teksa kërkojnë që të përmbushen kërkesat e bëra publike.

Së fundmi, në mbështetje të studentëve ka dalë edhe tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, zbulojnë se pas orës 16:00 do të bashkohen fizikisht me studentët protestues.