Protesta e Shoqatës Sindikale e QKUK-së s’është në koordinim me FSSHK-në

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se brenda saj ka 54 shoqata sindikale me mbi 10 mijë anëtarë dhe se protesta e paralajmëruar nga Shoqata Sindikale e QKUK-së nuk është në koordinim me FSSHK-në.

FSSHK beson se nuk fitohet mbështetja dhe as nuk ka mundësi që të rregullohen problemet e brendshme të shoqatave sindikale përmes aktiviteteve që kanë për qëllim matjet dhe testimet e mbështetjes.

“Duke u bazuar që tani jemi në proces të Ligjit të Pagave, gjetjen e modaliteteve dhe kontributit që sa më shpejtë të filloj implementimi i tij, FSSHK nuk e ka luksin dhe as kohën që të merret me tekat e individëve dhe strategjitë e dobëta të matjes së ndikimit dhe përkrahjes së një shoqate sindikale, fushëveprimi i së cilës nuk tejkalon oborrin e QKUK-së, madje e cila nuk e ka mbështetjen as të punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës të vetë QKUK-së”, njofton Klan Kosova

“FSSHK beson se nuk fitohet mbështetja dhe as nuk ka mundësi që të rregullohen problemet e brendshme të shoqatave sindikale përmes aktiviteteve që kanë për qëllim matjet dhe testimet e mbështetjes, mirëpo me punë, angazhim dhe prioritete të cilat i tejkalojnë ato personale dhe që janë në të mirën e përgjithshme”.