Protesta e republikanëve në kurorëzimin e Mbretit Charles III, arrestohen 52 persona

Policia britanike ka arrestuar liderin e grupit antimonarkik “Republic” dhe 51 të tjerë në kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Qindra demonstrues të veshur me të verdhë u mblodhën në rrugën e procesionit në qendër të Londrës duke mbajtur në duar pankarta që shkruanin “Jo mbreti im”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Grupi “Republica” ishte zotuar të ngrejë protestën më të madhe kundër një monarku britanik në historinë moderne dhe protestuesit u përshëndetën ndërsa Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u nisën për në Westminster Abbey, dhe ndërsa kurorëzimi u transmetua publikisht.

Protestat u zhvilluan gjithashtu në Glasgow në Skoci dhe në Cardiff në Uells, me pjesëmarrësit që mbanin pankarta duke thënë: “Hiqni monarkinë, ushqeni njerëzit”.

Në mediat sociale, shumë veta kundërshtuan krizën e kostos së jetesës në Britani me madhështinë e shfaqur në kurorëzimin mbretëror.