Kaçanik

Protesta e banorëve të Soponicës kundër hidrocentralit

Banorët e fshatit Soponicë të Kaçanikut kanë protestuar sot (të martën) gjatë ditës ndaj një kompanie private e cila po tenton të ndërtojë një hidrocentral në Liqenin Lepenci.

Sipas tyre kjo po tentohet të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.

E për ndërprerjen e këtyre punimeve mori vendim gjatë ditës Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Puna i mbeti në gjysmë. Ekskavatorit të kompanisë “2 Korriku” nga Kaçaniku iu ndërpre puna nga banorët e fshatit Soponicë të Kaçanikut.

Kjo për arsye se ata po kundërshtojnë fillimin e ndërtimit të një hidrocentrali në lumin Lepenc që kalon përmes këtij fshati.

Hasan Dalloshi, banor i këtij fshati tregon arsyet se pse po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

E gjatë kësaj proteste, pati edhe një përleshje me Policinë, ku përfaqësuesi i protestuesve thotë se u nxit nga ta pasi i dhanë leje ekskavatorit të punojë.

Me këtë çështje janë duke u marrë edhe institucionet e nivelit lokal.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kemaj Murseli deklaron se pas një beteje 3-vjeçare ligjore, tashmë Ministria e Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për ndërprerje të punimeve.

Në vendimin e Ministrisë thuhet që Kompania duhet menjëherë të ndërpresë punimet dhe ato t’i vazhdojë në momentin e marrjes së Pëlqimit Ujor.

Veprimtari kryesore e këtij hidrocentrali është planifikuar që përmes ujit në Liqenin Lepenci të prodhohet energji elektrike, e që sipas banorëve nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë assesi për shkak se do të kenë edhe mungesë të ujit për ta.