Protesta anti-Izrael në kryeqytetet e botës, në Stamboll digjet flamuri izraelit

Protesta të shumta shpërthyen sot para përfaqësive izraelite në të gjithë botën mes dhunës së bombave e raketave në zonat e banuara në Gaza.

Qyteti është nën goditjet më të rënda të ajrit e artilerisë që prej vitit 2014, teksa Izraeli kundërpërgjigjet stuhishëm ndaj zonës së varfër palestineze, pas lëshimeve të raketave nga militantët e Hamas.

Mijëra njerëz në New York, Washington, Londër, Stamboll e kryeqytete të tjera të botës dolën në rrugë për të treguar mbështetjen për Palestinën, duke protestuar para ndërtesave të përfaqësive izraelite në vendet e tyre.