Protesohet para Qendrës së Studentëve
Punëtorët teknik të Kompanisë që kryejnë shërbime në Konviktet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë sot para drejtorisë së QS-së.
Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, për punëtorët teknik të kompanisë “Beni” që kryejnë shërbime në këtë qendër.
Kërkesat e punëtorëve janë kthimi nën menaxhimin e Qendrës Studentore si dhe kërkojnë kontributet e tyre te fituara vite me radhë.
Protesta mbahet në ora 11:00.