Legjenda kroate

Prosineçki gjen punë të re: Shqipëria është destinacioni i tij i radhës

Ai merr skuadrën e Partizanit.

Eksperti kroat i futbollit Robert Prosineçki do të bëhet trajneri i ri i klubit shqiptar Partizani nga Tirana, raportojnë mediat kroate, transmeton Ballkani.info.

Prosineçki do të zëvendësojë në bankinën e Partizanit bashkëkombësin e tij Zoran Zekiq, i cili së fundmi u largua nga klubi dhe u kthye në vendlindje për t’u bërë trajner i Osijekut. Mediat kroate pohojnë se Prosineçki tashmë ka udhëtuar drejt Shqipërisë për negociatat përfundimtare dhe se nënshkrimi i kontratës është vetëm një formalitet.

Partizani, kampioni aktual i Shqipërisë, aktualisht është klubi i pestë në kampionatin shqiptar me 11 pikë të fituara, por edhe dy ndeshje më pak se kryesuesja Egnatia, e cila ka 16 pikë. Partizani gjatë verës i shtyu ndeshjet për shkak të detyrimeve në kualifikimet për kompeticionet evropiane, por në fund nuk arriti të kualifikohej në fazën e grupeve. /Ballkani.info/