Propozohet ngritja e lapidarit në Prishtinë për Natasha Kandiqin

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kërkuar që të ngrihet një memorial në Batajnicë të Beogradit, për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake të Serbisë, e të varrosur fshehtas në varrezat masive në Batajnicë.
E publicisti dhe gazetari i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi, thotë se kosovarët duhet t’ia ngrisin një lapidar për së gjalli në Prishtinë, zonjës Kandi.

“Ne duhet t’ia ngrisim Natasha Kandiqit për së gjalli një lapidar në mes të Prishtinës, si personi që ka bërë më shumë se të gjithë ne shqiptarët bashkë për krimet të cilat janë kryer ndaj shqiptarëve!”, ka shkruar Kelmendi, transmeton Ballkani.info.

Humanistja serbe, Kandiq, ka thënë se memoriali do ta mbante të gjallë kujtimin e dinjitetshëm për këto viktima, duke shtuar se disa nga viktimat u vranë në fshatin Lubizhdë të Hasit, në rajonin ku vepronte brigada 549, e cila udhëhiqej nga komandanti Bozhidar Deliq.

Ajo ka thënë se një memorial i tillë do t’i nderonte të gjitha viktimat civile të krimeve të Serbisë. /Ballkani.info/