Propozimi interesant i Shpend Ahmetit për ta rritur numrin e të vaksinuarve, e lidh me regjistrimin e veturave

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë një propozim interesant për t’i shtyrë qytetarët që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se marrja e vaksinën duhet të kushtëzohet me regjistrim të veturës.

Ai shton se nga përvoja që ka pasur kjo formë ka funksionuar në Kosovë.

Krejt në fund ai ka ftuar qytetarët seriozisht, që të vaksinohen.

“Me e rrit numrin e te vaksinuarve, duhet me e kushtëzu me regjistrim të kerrit. Pa u vaksinu s’mundesh me regjistru. Nga përvoja kjo funksionon në Kosovë. Ama seriozisht, vaksinohu”, ka shkruar Ahmeti.