Propozimi i ministrit austriak për qasje të policisë në mesazhe ndez polemika

Ministri i Brendshëm i Austrisë të hënën doli me një propozim që policia të ketë kompetencat e nevojshme që të ketë qasje në aplikacionet e mesazheve për qëllime sigurie, duke ndezur polemika mbi çështjen e spiunimit të shërbimeve të mesazheve, raporton Anadolu.

Gerhard Karner tha se pasi forcat e sigurisë parandaluan një sulm terrorist në një ngjarje LGBTIQ më 17 qershor, policia “ka nevojë për kompetencat e duhura” për të hyrë në shërbimet e mesazheve.

Karner tha se shërbimi i inteligjencës së vendit nuk është mjaftueshëm i pajisur për të monitoruar aplikacione si WhatsApp dhe Telegram.

Duke shpjeguar propozimin e tij, ai theksoi se nuk po flet për monitorim masiv, por vetëm për nevojën e kompetencave të duhura policore për të trajtuar disa kërcënime.

Gjykata Kushtetuese dhe Partia e Gjelbër kundërshtuan propozimin e Karnerit.

Në shkurt, Omar Haijawi-Pirchner, kreu i Drejtorisë së Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës (DSN), tha se donin të auditonin aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Telegram, duke cituar bashkëpunimin e sigurisë./AA