Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka propozuar që secila grua që lind në spitalet publike të Kosovës, të mbështeten me një pako në shumën prej 50 euro, me produkte të cilat janë esenciale për foshnjat e sapolindura si amandament në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Vitit 2020.
Propozimi i deputetes Musliu-Shoshi, do të diskutohet sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa, për të cilin pres që të merr votën pozitive nga ana e deputetëve të këtij komisioni, në mënyrë që në seancën e radhës të miratohet përfundimisht e të hyjë si nën-kategori buxhetore në buxhetin vjetor për këtë vit dhe të vazhdojë e të rritet shuma në vitet e ardhshme
.Ajo ka thënë që: jemi dëshmitarë që familjet kosovare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet që mund të dalin për produktet që mund të jenë të nevojshme me rastin e lindjeve. Këtë gjendje e ka rënduar tej mase edhe pandemia Covid-19.
Shkrimi i plotë i deputetes Musliu-Shoshi







