Propaganda serbo-ruse që mohon masakrën e Reçakut duke përdorur mediat si instrument

Media ekstremiste serbe, që financohet nga Rusia “Kosovo Online”, ka nisur një seri shkrimesh duke mohuar masakrën e Reçakut, që detyroi NATO-në të ndërhynte ushtarakisht për ta bombarduar regjimin fashist të Sllobodan Millosheviqit për 78 ditë pa ndërprer.

Mohimi i masakrës së Reçakut, që sot mbush 23 vite ku u vran dhe u masakruan në mënyrë të llahtarshme 45 njerëz, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq gjithmonë është duke e vendosur në defanziv regjimin e Aleksander Vuçiqit.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, që i ka nën kontroll të gjitha mediat në serbi, në çdo përvjetor të masakrës së Reçakut lëshon shkrime me porosi nëpër mediat që i kontrollon duke nxitur reagime të mëdha.

Portali i financuar nga Rusia, “Kosovo Online”, përmes shkrimeve që i ka publikuar tenton të nxit urrejtje dhe përplasje ndërentike me propagandë duke mohuar masakrën e Reçakut.

Ky medium iu referohet deklaratave të kriminelëve që kanë kryer masakra në vendet e ish-Jugosllavisë.

Në një shkrim “Kosovo Online”, i referohet kriminelit Goran Radosavljevic i njohur me nofkën “Guri”, që është përgjegjës për vrasjen e vllezërve Bytyqi, që kishin shtetësi Amerikane.

Goran Radosavljevic e mohon masakrën e Reçakut, duke e quajtur gënjeshtër.

Propaganta serbe përmes këtij mediumi shkon edhe më tutje, duke cituar kryesisht kriminel nëpër shkrime, që kanë gisht në masakrat e kryera në Kosovë, Bosnje e Kroaci.

Po ashtu kjo media, e cilëson ish-kreun e OSBE-së, Ëilliam Ëalker, “si njeri që ka manipuluar faktet”.

Çmenduria e propagadës serbe shkon deri te ajo që edhe Profesori universitar dhe njohës i marrdhënieve shqiptaro-serbe, Agim Zogaj, e quan agresion institucional nga Rusia dhe Serbia propagandën ndaj të vërtetës së Reçakut.

Sipas profesorit, Rusia dhe Serbia, e financojnë propagandën për ta mohuar të vërtetën e masakrave në Kosovë, konkretisht të Reçakut.

“Kosova përballet me propagand dhe agresion shovinist, barbar të dy shteteve, duhet institucionet tona MPJ-ja, të ndërtojë strategji dhe ta sdudiojë këtë propagant që t’i kundërvihet”, thotë Zogaj për Ballkani.info.

“Duhet të ndërtohet një sistem anti propagand duke përdorur faktet që i ka Kosova”, thotë ai.

Propaganda ruso-serbe, sipas profesorit, shkon edhe më larg.

“Ata kanë arrit të krijojnë opinion jo vetëm tek serbet e rusët, por edhe tek evropian dhe më gjerë, duke i shtrembruar faktet, duke përdorur shovinizëm”.

Por, Zogaj, vlerëson se masakra e Reçakut është e njohur në të gjithë botën dhe është e vështir të mohohen faktet, përkundër që Serbia dhe Rusia investojnë në këtë drejtim.

“Masakra e Reçakut është e njohur botërisht, është rast që ka ngritur zërin e gjithë botës deri në Këshill të Sigurimit dhe propaganda serbo-ruse e mohon. Veprime e tyre janë institucionale dhe janë jashtëzakonisht të specializuara për t’i shtrembruar faktet”, thotë profesori.

Mirëpo, përkundër propagandës ruse dhe serbe që tentojnë që Reçakun ta paraqesin si “ngjarje të rrejshme”, për këtë masakrës ka folur dhe shkruar e gjithë bota. Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka kujtuar 23 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Ai ka thënë se sot e 23 vite nuk ka drejtësi për këtë masakër dhe nuk duhet të harrohet kurrë.

“Mëngjesin e sotëm, iu bashkova ceremonisë përkujtimore për t’i nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut. 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt pa dallime dhe ata ende nuk e kanë gjetur drejtësinë. Kurrë nuk do të harrojmë”, ka shkruar ai.