Rusia përmes propagandës në media, po synon që të ndjell panik në mesin e ukrainaseve që të dorëzohen.

Media ruse, që financohen nga pushteti diktatorial i Putinit, janë duke publikuar përmbajtje të rrejshme që datojnë nga viti 2014.

Fotografitë e vitit 2014 po përdoren nga mediat ruse duke u shpërndarë gjerësisht, si triumfi i Rusisë ndaj Ukrainës, e që këto përmbajtje janë të rrejshme.

Fotografitë e rrejshme përshkruajnë kinse pushimin rusë që ka ndodhur në Ukrainë, duke prezantuar flamuj rusë nëpër ndërtesa administrative publike nëpër qytete të Ukrainës.

Krejt kjo ka një qëllim, që të ndjelljet panik në mesin e ukrainaseve, që janë duke bërë rezistencë pushtimit të Rusisë.

Kujtojmë se Vladimir Putin ka dhënë urdhër që të sulmohet Ukraina, vend i pavarur, duke u arsyetuar se po e demilitarizon dhe denazifikon, duke e quajtur administratën e Ukrainës të korruptuar, por duke harruar faktin se Rusia galon nga korrupsioni.

E gjithë vendet demokratike i kanë dal në krah Ukrainës dhe kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe kanë premtuar se do ta armatosin Ukrainën që ta luftojë agresionin rus.

Ru information attacks are in full swing: photos from 2014 are being widely shared now about Ukrainian cities "taken over" by Russian occupiers, e.g. Russian flags on the buildings of #Kharkiv's public administration buildings. The goal is to sow panic and dismay among Ukrainians

— Hybrid Warfare Analytical Group/UCMC (@hwag_ucmc) February 24, 2022