Propaganda e televizionit publik serb: Ushtria serbe është 2 kilometra larg Jarinjës

Televizioni publik serb, RTS po vazhdon me propagandë për situatën në Veri. Në raportimin e fundit, RTS thotë se ushtria serbe i është afruar kufirit në Jarinjë.

“Aktualisht, janë katër automjete të blinduara që janë më pak se dy kilometra larg kufirit, pra nga vija administrative. Ushtria Serbe është në gatishmëri të lartë për shkak të situatës në Veri. Kjo për shkak se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nuk po tërhiqen” thuhet në raportimin propagandistik të RTS.

Propaganda të ngjashme janë dhënë vazhdimisht nga televizioni serb dhe mediet e Vuçiqit.

Gjatë të shtunës ka patur vazhdimisht raportime se ushtria serbe po niset drejt Jarinjës për ndërhyrje ushtarake.