Propaganda e stërkequr ruse, thonë se Ukraina vrau 20 persona në një sulm

Një sulm raketor në rajonin Donetsk të Ukrainës raportohet të këtë ndodhur mëngjesin e së hënës, duke lënë të vdekur dhjetëra persona.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se 20 persona janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në sulm.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Reuters raporton se Kremlini e ka përshkruar sulmin si tragjedi dhe sulm ndaj civilëve, duke shtuar se “duket se bosët e Ukrainës përtej oqeanit po i japin urdhra ushtrisë ukrainase”.

Në anën tjetër, Ukraina ka mohuar akuzat se ka nisur sulmin.

Donetsk, në lindje të Ukrainës, është një nga zonat separatiste të kontrolluara nga rebelët, ku luftimet kundër forcave ukrainase janë zhvilluar që nga viti 2014.

Një nga kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin për të ndaluar luftën është njohja e pavarësisë së rajonit lindor.