Pronarit të kompanisë që iu transferua 2 milionshi i caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Pronari i kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, ku dyshohet se janë transferuar 2.1 milionë euro është intervistuar nga Policia dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, kompani kjo e cila ishte e përfshirë në skandalin e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për IndeksOnline, se aktualisht Shala është duke u intervistuar dhe se të gjitha veprimet e mëtejme të policisë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë.