Pronari i ri i KF Ferizaj: Kosova vend i mrekullueshëm, i duan shumë britanikët

“Lojtarët mund të kenë makina me vlerë 100 000 funte, por në fund mbeten të shfrytëzuar”. Nga Bramall Lane në Kosovë përmes Perthit, Brian Dean e ka bërë këtë rrugë prej që shënoi golin e parë në Premier Ligë….por sot kritikon futbollin modern

Lojtari i cili u shndërrua në fenomen global duke shënuar një gol me kokë nga një largësi të paparë, tani ka kritika për futbollin modern. Shumë para, por që tërheqin njerëz të ligë, që shfrytëzojnë futbollistët dhe shkatërrojnë garën.

Brian Dean kishte shënuar golin e parë në kohën e tij, në Premier Ligë për Sheffield United kundër Manchester United – pesë minuta pasi kishte hyrë në ndeshje më 15 gusht 1992-kurse ekipi i tij kishte filluar shumë mirë të udhëhequr nga Chris Wilder, njëri prej shokëve të tij të skuadrës.

Ai e kishte adhuruar klubin kur kishte nënshkruar me ta kontratë tri herë si lojtar. Ai e konsideron atë shtëpi dhe sa herë shkon aty e konsideron vetën legjendë. Ai e mbështetet Wilderin që të del kundër parashikimeve në Premier Ligë sivjet por ka frikë për të ardhmen e futbollit.

“Shumat që jepen për lojtarë me bëjnë të mendoj negativisht për futbollin”, tha Dean. “Mënyra se si jam rritur unë nuk aplikohet më dhe ne kemi arritur në një pikë ku tregimi për Davidin dhe Golian është pothuajse i pamundshëm”.

Dean është kthyer nga Kosova, ku është aksionar i gjysmës së aksioneve të KF Ferizaji, e ku ky sport është larg nga shkëlqimi që ka Premier Liga.

Por, për pronarin e ri të klubit kosovarë futbolli është bërë një emblemë e rezistencës gjatë luftës së tyre për pavarësi, ku me parë ata luanin në fusha sekrete vetëm që ti shmangeshin forcave serbe të cilët godisnin çdo gjë që ka të bëj me kulturën e tyre lokale.

Që nga ajo kohë tani kemi një ndërtim të infrastrukturës së tyre, kurse Anglia do ta zbulojë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, kur do të luan në kualifikime për Euro 2020 në muajin nëntor.

“Sa herë që shkoj, kuptoj më shumë për këtë vend dhe historinë e tij”, tha Dean. “Është shumë ndryshe nga ajo që ju e shikoni: apo si unë që e kam parë në fillim. Është një vend në Europën jugore me popullsinë më të re dhe e kanë kulturë kafenenë. Ju mund të merrni një biftek tepër të shijshëm apo fileto pule, për një shumë të vogël parash”.

“Kur fillova të shkoj atje, tri vite më parë, ju udhëtoni nga Prishtina në Ferizaj dhe shihnit shumë më pak gjëra, ndoshta biznese të çuditshme që prodhojnë mermer, por tani hapësira është mbushur edhe me gjëra të tjera ku mund të gjeni KFC por edhe Burger Kingun”, tregon Dean i cili dje edhe zyrtarisht privatizojë gjysmën e klubit kosovar.

“Ata janë popull shumë pro-britanik dhe pro-amerikan. Në pike-vështrimin e tyre ne i kemi shpëtuar ata gjatë fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë. Kjo është arsyeja pse aty do të gjeni fëmijë me emrin Tony Blair. Ata e duan kulturën angleze dhe ata llogaritin shumë në ne. Ata me respektojnë si një anglez”.

Dean nuk shkoj në Kosovë për futboll por gjërat nuk shkuan si mendoi ai dhe u rilidh me lojën ku lojtarët e nivelit më të mirë marrin në shtëpi pagën që ndoshta në Angli do ta kenë në Ligën e dytë (niveli i tretë i futbollit në Angli), por ata e fitojnë bukën e gojës duke luajtur me top.

“Në moshën 51 vjeçare, kam arritur në një përfundim ku e di dallimit për të pasur para dhe për të qenë i lumtur”, ka thënë ai, në një intervistë të gjatë për Daily Mail.