Pronari i një gurëthyesi në Lipjan thotë se ia sulmuan bagerin me molotov

Pronari i një gurëthyesi në Shalë të Lipjanit ka thënë se dikush ka gjuajtur me molotov hapësirat e objektit të biznesit të tij.

Ai ka theksuar se një bager punues i kompanisë ishte shënjestër.

Sipas tij nuk ka persona të lënduar, në videon e tij të dërguar për Klan Kosovën shihet se në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet e policisë.

Edhe më parë në këtë kompani ishin gjetur mjete shpërthyese. Nga kompania ishin ankuar për dëme të vazhdueshme që u janë bërë.