Pronari e pyeti qenin nëse e donte, reagimi i kafshës bëhet viral

Një video në të cilën pronari ulet me qenin në veturë dhe e pyet nëse ajo e do atë, ka bërë xhiro në TikTok.

“Luna, a më do mua?”, e pyeti pronari dhe qeni e shikoi me ëmbëlsi dhe ngriti putrën.

“Por unë të dua më shumë. Apo më do mua?”, shtoi pronari.

VIDEO

Më pas Luna ngriti përsëri putrën dhe pohoi me kokë.

Videoja u shikua nga më shumë se një milion njerëz në rrjetin social dhe shumë prej tyre shkruan në komente se kjo ishte gjëja më e lezetshme që kishin parë ndonjëherë. /Telegrafi