Një pronar i një moteli në Mitrovicë u bë dje nervoz me një klient të tij pasi që ai nuk po respektonte rendin e motelit.

Pas kësaj, ai e dëboi klientin, mirëpo i doli punë me të.

I dëbuari më pas sipas policisë e kiste thirrur në telefon pronarin nga ku e kishte kërcënuar.

Policia ka thënë se të dyshuarin “nuk e ka takuar” teksa është njoftuar edhe prokurori.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.