Pronarët e lokaleve përleshen me policinë në Romë

Policia italiane ka bllokuar kalimin e qindra pronarëve të zemëruar të lokaleve, kafeneve dhe restoranteve të mbyllura në Romë drejt ndërtesës së Parlamentit në kryeqytet, teksa pakënaqësia mes përfaqësuesve të sektorit afarist është rritur gjatë javëve të fundit shkaku i masave të izolimit.

Protestuesit kanë vërshuar rrugët për t’i kërkuar Qeverisë shfuqizimin e një dekreti që ua ndalon restoranteve, kafeneve dhe bareve shërbimet gjatë gjithë muajit prill.

Pronarët kanë thënë se premtimet e Qeverisë për t’u ofruar kompensime për një pjesë të humbjeve të shkaktuara nga mbylljet nuk janë të mjaftueshme për mbajtjen e familjeve dhe për t’i paguar punëtorët.

Megjithëkëtë, kryeministri italian, Mario Dragi, ka thënë se për aq kohë sa gjendja me pandeminë COVID-19 nuk përmirësohet dhe fushata e vaksinimit nuk përshpejtohet, kufizimet për shërbimet në restorante do të mbesin në fuqi gjatë gjithë muajit. \ AP