Prokurorja në Nju Jork ngre padi ndaj Donald Trump

Prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, ka paditur ish-presdentin amerikan Donald Trump.

Ish-presidenti akuzohet se ka fryrë vlerësimet e aseteve të kompanisë së tij.

“Donald Trump ka shkelur ligjin për të përfituar”, tha prokurorja e Nju Jorkut Letitia James në një konferencë shtypi.

Në padinë prej më shumë se 200 faqesh, Prokurorja e Përgjithshme Letitia James, një demokrate, pretendon se mashtrimi preku të gjitha aspektet e biznesit Trump, duke përfshirë pronat e tij dhe fushat e golfit. Sipas padisë, Organizata Trump mashtroi huadhënësit, siguruesit dhe autoritetet tatimore duke fryrë vlerën e pronave të tij duke përdorur vlerësime mashtruese.

Trump dhe fëmijët e tij, Donald Trump Jr., Eric Trump dhe Ivanka Trump, përmenden si të pandehur në padi. Emërohen gjithashtu Allen Ëeisselberg, ish-CFO për Organizatën Trump, dhe Jeff Mçonney, një tjetër ekzekutiv i kompanisë për një kohë të gjatë.

James po kërkon 250 milionë dollarë fonde të supozuara të marra në mënyrë të paligjshme dhe të ndalojë përgjithmonë Trump dhe fëmijët e përmendur në padi të shërbejnë si drejtor të një biznesi të regjistruar në shtetin e Nju Jorkut. Ajo po kërkon gjithashtu të anulojë certifikatën e korporatës së Organizatës Trump, e cila, nëse jepet nga një gjyqtar, mund ta detyrojë në mënyrë efektive kompaninë të ndërpresë operacionet në shtetin e Nju Jorkut.

“Padia nuk bazohet as në fakte dhe as në ligj, por synon vetëm të çojë përpara axhendën politike të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Avokati i Donald Trump, Alin Habba, duke nënvizuar se “është e qartë se prokurorja ka shkuar përtej autoritetit të parashikuar nga statuti i saj.

“Ne kemi besim në sistemin gjyqësor dhe do ta mbrojmë klientin tonë kundër çdo akuze pa bazë”, tha avokati.