Pejë

Prokuroria vihet në lëvizje për vdekjen e Avni Hysenit, fton për të dhënë deklaratë Adnanin

Prokuroria Themelore në Pejë, sot i ka dërguar ftesë për të dhënë deklaratë Adnan Hysenit, vëllait të Avni Hysenit i cili ndërroi jetë në QKUK më 31 dhjetor 2018.

“Sot me datën 09.02.2019 me erdh ftesa nga Prokuroria në Pejë qe unë të paraqitem për të dhënë deklaratën time për padinë që kam bëre për rastin (vdekjen) e vllaut tim Avni Hyseni. Do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse ne familja e Avniut kemi akuzu mantillbardhët në Spitalin Rajonal të Pejës, Dr Donika Devolli dhe Dr Agim Koci të cilët e kanë barrën e përgjegjësisë në rastin e vllaut tim”, ka bërë të ditur Adnan Hyseni, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, për shkak të neglizhencës së këtyre dy mjekëve më datën 11.12.2018 vëllai i tij, Avniu ka kërkuar ndihmë për shkak të dhimbjeve të mëdha, por fatkeqësisht në vend të ndihmës ka marrë neglizhencë.

“Si pasojë e kësaj, vllau im tani më nuk jeton, por edhe papërgjegjësinë e mantillbardhëve në QKUK në Prishtin. Unë jam i lumtur që ky rast nuk është zhagitë shumë siç dua të besojë se Shteti im dhe i Avniut në këtë rast Prokuroria do e kryen detyrën e tyre me nder dhe me përgjegjësi”, ka thënë në fund Adnani. /Ballkani.info/