Prokuroria Themelore në Ferizaj ngrit aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur dy aktakuza direkte dhe nëntë aktakuza pas hetimeve për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë muajit tetor 2018, ka pranuar tetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej nëntë persona, ku tetë nga to janë viktima femra dhe një mashkull.