Prokuroria Speciale: Në gjyq parashihet të paraqiten mbi 1 mijë e 500 prova

Prokuroria e Specializuar e ka përmendur sërish verën e ardhshme si afat për nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë në konferencën e sotme, që materialet do të nxirren dhe do t’i ofrohen mbrojtjes gradualisht.

Ajo tha se do të jenë rreth 1 mijë e 500 prova në gjyq.

“Sa i takon provave shkresore, prokuroria parashikon mbi 1 mijë e 500 prova në gjyq. Ajo që nuk mund të parashikohet është se në çfarë kohe do të nxirren materialet e caktuara.  Materialet do të nxirren gradualisht, dhe ato do t’u jepen palëve dhe mbrojtjes. Sa i takon afatit kohor, për afatin kohor të 31 majit, kjo datë është përcaktuar që gjykimi të shkojë sa më shpejtë”, tha ajo.

Kjo kërkesë është quajtur qesharake nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve.