Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë urdhër të ndalohet një person më inicialet K.P i dyshuar për veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Kjo prokurori ka kërkuar po ashtu që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit.

“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton opinionin se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur”, thuhet në komunikatë.