Sot

Prokuroria Speciale jep detaje për bastisjen në shtëpinë e Sabit Gecit, u ndaluan 5 persona

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, më 20 dhjetor 2018, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin. Po ashtu, pasi ta kemi raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së. /Ballkani.info/