Prokuroria s’jep datë për përfundimin e hetimeve ndaj ish-komandatëve të UÇK-së

Prokuroria e Dhomave të Specializuara nuk ka dhënë datë për përfundimin e hetimeve.

Prokurori ka thënë se është në interes që hetimet të mos ndërpriten për shkak se sipas tij mund të paraqiten dëshmitarë të rinj.

“Lidhur me pyetjen nëse ka datë për përfundimin e hetimeve dua të theksojë se këto përcaktohen nga procedurat e provave, përdorimi i deklaratave. Kjo siguron që përgatitja e shpejtë të mos ndërpritet, kjo përputhet edhe me përvojën e tribunaleve që hetimet të vazhdojnë. Kjo ka interes pse duhet hetimet të vazhdojnë duke u nisur nga shtimi i dëshmitarëve që deri tash kanë pasur frikë për dorëzimin e materialeve që kanë qenë të fshehura”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk janë në gjendje të japin një datë për përfundimin e hetimeve, pasi kjo do të ndikonte në objektivin e tyre.

“Për sa i takon vlerësimit se kur do të jenë në gjendje ta parashtrojnë dosjen gjyqësore, në këto rrethana do të ishim të përgatitur ta parashtronin dosjen para gjyqësorit në fillim të korrikut”, ka thënë ai.