Prokuroria për 24 orë ndalon tre persona për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave si dhe një kërkesë për dy persona, për caktimin e masës për paraqitje në stacion policor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Shantazhi”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, një kërkesë për paraqitje në stacion policor është paraqitur për dy persona, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Shantazhi” dhe “Ngacmimi seksual.
Po ashtu, një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur për dy persona është paraqitur për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë– Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndim i Lehtë Trupor”, një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i Lehtë Trupor” lidhur me veprën penale “Dhunë në Familje” dhe një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person për veprën penale “Vjedhje“. Departamenti і Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona për veprën penale “Vjedhje“.

loading…