Prokuroria: Nuk e kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga Instituti i Lozanës

Organet e hetuesisë në Kosovë akoma nuk e kanë pranuar raportin e ekspertizës për rastin e vakjes së aktivist të LVV-së, Astrit Dehari.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se deri në momentin e lëshimit të kësaj komunikate, nuk e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga Instituti i Lozanës në Zvicër.

“Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrij përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës për komunikim me publikun të Prokurorit të shtetit.

loading…