Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj gjyshit që tentoi të sulmoi Rrahman Jasharajn

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Musli Rexhepit, i cili ditë më parë kishte tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ngjarja kishte ndodhur në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës se ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Po është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë me propozimin për kërkesë të paraburgimit”, ka thënë Ulaj.

Ajo ka bërë të ditur se Rexhepi ngarkohet me veprën “cenimi i të drejtës në grevë” sipas nenit 221 të Kodit Penal.

Ndryshe dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se Musli Rexhepi i cili ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të mbledhjes ka tentuar ta sulmoi , fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Tensionet në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, kanë vazhduar edhe jashtë saj, ku një qytetar është konfrontuar me një mësimdhënës të kësaj shkolle. /Telegrafi/