Keqpërdorim

Prokuroria në Pejë nis hetimet pas dyshimeve për keqpërdorime me patentë shoferë

Gjatë ditës, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishti, alarmoi për dyshimet e një ndërmarrjeje kriminale që ka të bëjë me keqpërdorime që lidhen me pajisjen për patentë shoferë.

Lidhur me këto dyshime, Prokuroria Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili derisa konfirmoi nisjen e hetimeve, shtoi se “nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me rastin, pasi mund të pengohet procesi i hetimeve”.

Zëvendësministri Durmishi gjatë ditës e përmendi edhe njësinë për patentë shoferë, në qytetin e Pejës, ku sipas tij, rreth 666 kandidatë kanë kaluar provimin praktik në kategoritë B, C dhe C1.

Të gjithë kandidatët, sipas tij, ishin nga qytete të tjera e që ngjallin dyshime për keqpërdorim.

VIDEO BONUS: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve