Prokuroria kosovare mohon të ketë marrë nga Serbia raportin për vrasjen e Ivanoviqit

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se ende nuk e kanë marrë raportin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kuburoviq: Serbia ia dorëzoi Kosovës raportin për vrasjen e Ivanoviqit

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka njoftuar se ka dorëzuar te autoritetet e Kosovës raportin e gjerë dhe procesverbalet përkatëse lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net, por një gjë të tillë e ka mohuar prokurori Hoxha.

“Po presim ende dhe sapo t’i kemi do t’i trajtojmë në kuadër të lëndës. Ndër të tjera në kemi kërkuar që të kemi qasje në hyrje daljet e numrit të telefonit të Ivanoviqit dhe kjo nuk na është dhënë herën e kaluar”, ka thënë Hoxha.