Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për gratë e kthyera nga Siria

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 32 gratë të cilat u kthyen nga Siria në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, e cila ka thënë se është kërkuar një masë më e lehtë për shkak se shumë prej grave kanë edhe fëmijë të sëmurë.

Sipas saj, 10 gra dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste.

“Është ende në proces duke u mbajt seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë të të pandehurve në procedurë, prokurorja e rastit ka pasur konsideratë duke pasur parasyshë rrethanat dhe prokuria kishte kërkuar që tu caktohet masa e arrestit shtëpiak për fatin e mirë më familjen e të afërmve të të dyshuarve kanë vend mirëpo është në mandatin e avokatës që me kundërshtu çfarëdo mase që e propozon prokuroria speciale në këtë rast, ashtu që unë dhe kolegët e tjera kërkuam masë më alternative”, tha ajo.

“Kemi kërkuar paraqitjen e këtyre grave në stacionet policore për arsye se këto gra dje janë sistemu në shtëpitë e tyre pasi ato kanë nevojë të kryjnë shumë aktivitete dhe nëse shkelet masa e arrestit shtëpiak ajo automatimisht kalon në masën e paraburgimit. Nëse gjykata e aprovon këtë masë do jetë më e lehtë mbrojtja e tyre. Ato 10 të dyshuara akuzohen për pjesëmarrje në grupe terroriste”, bëri të ditur avokatja.