Prokuroria ka nisur hetim për zjarrin që shpërtheu tek objekti i ish-Rilindjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me zjarri që shpërtheu pasditen e sotme në objektin e Qeverisë (ish-Rilindja).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 16:00, prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja), me ç’ rast menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante”, tha Ulaj.

Ajo tha se rasti është iniciuar si “Zjarrëvënie” si dhe janë ndërmarrë hetime për të ndriçuar rastin.

“Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Zjarrëvënie” dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, përfundoi Ulaj.