Prokuroria jep detaje për rrahjen me shqelma dhe grushte të një vajze në Pejë

Ballkani.info pak më parë raportoi se dy persona janë arrestuar, për rrahjen e një vajze në Pejë. Të dyshuarit janë arrestuar në momentin kur ata po e kryenin rrahjen.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, ka thënë për Sinjalin se dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dy persona janë dërguar në ndalim për 48 orë”, tha ai për Sinjalin.

Gazeta më herët ka kontaktuar edhe po zëdhënësin e Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima është dërguar në spital për trajtim.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital”, deklaroi Gashi.