Prokuroria jep detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës

Policia e Kosovës ka arritur që sot (e martë) ta arrestojë të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa.

Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje rreth arrestimit të Krivaqës.

Prokuroria njofton se i dyshuari është arrestuar rreth orës 12:05 minuta, ndërsa është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth ores 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton prokuroria.

Ndryshe, i akuzuari tjetër për vrasjen e 18-vjeçares është arrestuar të dielen.