Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë.
Sipas prokurorisë, një person ka mbetur i vrarë ndërsa tre tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor, teksa njëri prej tyre e ka gjendjen më të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.
“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, thuhet tutje në përgjigje.
VIDEO BONUS:







