Spitali i Pejës

Prokuroria inicion rastin për rrahjen mes stafit në Spitalin e Pejës

Prokuroria Themelore ka njoftuar se është iniciuar rasti i rrahjes së punonjësve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë si si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po, është iniciuar raste për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ ndaj një personi. Prokurori i shteti do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e kësaj çështje penale”, deklaroi Nikçi.

Ndryshe, dy pjesëtarë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës janë përleshur fizikisht të hënën, ka konfirmuar Policia e Kosovës, e rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë  se incidenti ka ndodhur rreth orës 09:30, ku pas intervistimit së të dyshuarve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Spitali i Pejës nëpërmjet një reagimi ka thënë se shpreh keqardhjen për rastin, duke theksuar se është në proces të mbledhjes së të dhënave për ndodhinë.

“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura”, thuhet në njoftim.

Tutje, Spitali i Pejës bën të ditur se pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi.

VIDEO BONUS: Punëtorja teknike ankohet për rrogën e vogël: S’po kam me çka m’i mbajtë fëmijët