Prokuroria ia bllokoi xhirollogaritë Loredanës, Mozzik blen veturë rreth 160.000 euro (FOTO)

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, përmes një Instastory ka bërë të ditur se ka blerë veturë të re.

Mozzik dhe gruaja e tij, Loredana Zefi, u përfolën javë më parë edhe në mediat zvicerane rreth dyshimeve ndaj Loredanës për mashtrim ndaj një çifti zviceran, i cili tashmë ka paditur artisten e njohur.

Disa ditë më parë, prokuroria zvicerane kishte ngrirë të gjitha xhirollogaritë bankare të Loredanës, deri në përfundim të hetimeve dhe marrjes së vendimit.

Në anën tjetër, kjo nuk duket se po ndikon në jetën luksoze të çiftit, pasi që Mozzik sapo bleu veturë në vlerë rreth 160.000 euro, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë se Loredana kishte ardhur në Kosovë për të mbajtur një konferencë për media rreth rastit ku ajo po dyshohet se ka mashtruar çiftin zviceran, duke i marrë nga ta rreth 350.000 euro. /Ballkani.info