Prokuroria e Speciales dorëzon dosjen kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Prokurori i Specializuar e ka dorëzuar dosjen në çështjen kundër dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hynsi Gucati e Nasim Haradinaj.

Duke e konsideruar si rreptësishtë konfidenciale në njoftim thuhet se dosja është dorëzuar me 9 prill.

“Më 9 prill, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dosjen paraprake në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Protokollimi relevant me të dhëna për këtë parashtrim mund të gjendet këtu”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Gucati dhe Haradinaj po akuzohen nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë.