Prokuroria e shtetit për 24 orë ngritë 135 aktakuza

Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 135 aktakuza kundër 176 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka sekuestruar:

• Raki Rrushi në ambalazhe 0.70 L me banderola të ndara, 6copë 4.2 L;

• Verë ambalazhe me banderola të ndara:

• 1.Verë Vranac 2011, ambalazhë 0.75L, 8copë 13.5% 6L;

• 2.Verë Vranac 2010 ambalazhë 1L, 1 copë 10% 1L;

• 3.Verë Vranac 2015 ambalazhë 0.187L, 24 copë 13%, 3.12 1L;

• 4.Verë e kuqe 2013 ambalazhë 0.75L, 118 copë 11% 88.50L;

• 5.Verë e kuqe 2014 ambalazhë 0.75L, 12 copë 10% 9L;

• 6.Verë e Bardhë 2011 ambalazhë 0.75L, 2 copë 11% 1.5L;

• 7.Verë e Bardhë 2015 ambalazhë 0.75L, 39 copë 12.5% 29.25L;

• 8.Verë Shardone 2017 ambalazhë 0.187, 40 copë 13% 7.48L;

• -Total 244 copë, 145.85L

• Verë Merlot 2012,13%,0.75 L, 2 copë 1.5 L;

• Cabernet Sauvignon 2012,0.75 L, 13%,1 copë 0.75 L;

• Vranac 2015,13%, 0.187L,15copë, 2.80L;

• Chardonay 2016, 0.187 L,13%,5 copë, 0.93 L; dhe

• Cabernet Sauvignon 2015,13%, 0.187L,1 copë, 0.187L.

• -Total 24 copë, 6.17 L, si dhe

masë drusore llojit të panjohur në sasi prej 1.63m³

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vjedhje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza ndaj gjithsej pesëmbëdhjetë (15) personave. Gjithashtu është bërë një kërkesë për sekuestrimin e masës drusore të prera në mënyrë ilegale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, si dhe ka bërë një (1) propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik në liri, ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Gjithashtu, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar lloje të ndryshme të verërave dhe pijeve alkoolike. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.