Prokuroria e liron, policia e arreston sërish 19 vjeçarin që dyshohet se vodhi paratë e sadakasë në tri xhamia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin, i cili besohet të jetë involvuar në tri raste të vjedhjeve të xhamive, në rajonin e Gjilanit.

Policia thotë se gjate intervistimit janë gjetur fakte të qëndrueshme se ai i ka kryer të tri  vjedhjet nëpër xhamitë në regjionin e Gjilanit.

Njoftimi i Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Ju njoftoj se ne baze te informatave dhe deshmive qe Policia e Kosovēs njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit i kemi mbledhur përmes rrugëve operative ne lidhje me rastet e vjedhjeve të xhamive (është lokalizu dhe është arrestu i dyshimti G. G. 2001), fshati Terstenik – komuna Drenas, personi i dyshimte me date 03 shtator 2020 është intervistuar ne prezence te avokatit mbrojtes ne stacionin policor ne Peje sepse i njejti ne po kete stacion eshte ndaluar per 48 ore si i dyshimtë per rastet tjera te stacionit te Pejes. Gjate intervistimit janë gjetë fakte të qëndrushme se ai i ka se i ka kryer qe te trija (3) vjedhjet neper xhamtë ne regjionin e Gjilanit dhe ate :

1. Xhamia e fshatit Malisheve te Gjilanit i ndodhur me datë 20 Qershore 2020, nr. 2020.CA.0604

2. Gjilan te xhamia e “Mdreses “28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0911 dhe,

3. Xhamia e fshatit Ponesh gjithashtu me date 28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0912

Me urdher te prokurorit rastet veq e veq procedohen ne procedurë të rregullt pasi qe i dyshimti ndodhet ne mbajtje dhe është ndaluar nga stacioni policor në Pejê.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që ti sjell para drejtësisë të gjithë përsonat e dyshuar të përfshirë ne raste te veprave penale.