Prokurori italian nge alarmin: Mafia shqiptare po fuqizohet, vjen nga një shtet jashtëzakonisht i korruptuar

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri ka ngritur alarmin se mafia shqiptare ka ardhur duke u fuqizuar nëpër botë, e sidomos në Evropë.

Teksa fliste në diplomimin e tij ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche, Gratteri shton se ky fenomen vjen edhe për faktin se shteti shqiptar konsiderohet tejet i korruptuar.

“Është mafie në zhvillim në Evropë që diskuton në baza të barabarta me organizatat kriminale të Karakasit, Santa Martës, Kartagjenës. Është një mafi që nis nga një shtet jashtëzakonisht i korruptuar, nga i cili doli shumë i fuqishëm dhe shumë i pasur, dhe tani është në një sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta’ në Kolumbi, Bolivi dhe Peru. Tonelata kokainë po mbërrijnë në Evropë”, deklaroi ndër të tjera prokurori italian, shkruajnë mediat vendase.

Më tej ai ka folur edhe për pastrimin e parave, duke vënë në dukje se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Europë nga aktivitetet kriminale.