Prokurori bullgar paraqet dyshimin më të madh për aksidentin tragjik

Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov bazuar në ekspertizën që kanë bërë mjekët bullgarë, ka thënë se është konstatuar se të gjitha viktimat kanë vdekur si pasojë e zjarri, jo nga lëndimet e shkaktuara nga aksidenti.

“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur nga mbytja si pasojë e zjarrit, e jo nga lëndimet nga vetë aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të nxjera nga hetimi”, njoftoi sot zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov.

Sipas zëvendëskryeprokurori  Borislav Sarafov, deri tani, dyshimi më i madh është gabimi njerëzor, sinjalizim i dobët.

“Versioni kryesor dhe kryesor për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut është gabimi njerëzor”, tha zëvendëskryeprokurori Sarafov.

Ai saktësoi se janë marrë parasysh shenjat e këqija, sinjalistika dhe organizimi i komunikacionit. Sarafov shprehu mendimin se organizimi i lëvizjes është i keq.

“Parmaku në të cilin është vendosur autobusi është i rrezikshëm dhe ka kontribuar në aksident”, tha ai.