Projektligji për pagën minimale| OVL-UÇK proteston të hënën para Kuvendit

Organizata e Veteranëve të Luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka paralajmëruar se të hënën do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK në Fushë Kosovë, Avdyl Krasniqi tha se kjo protestë do të mbahet, siç tha ai, kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve për pagën minimale.

Sipas Krasniqit, ky pushtet dëshiron që t’i largojë veteranët e luftës nga projektligji për pagën minimale.

“Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Protestë

Meqenëse të Hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00  do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë Veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo.

Në takimin me degë, u vendos që të Hënën me datën

6 qershor 2022, Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së , prej orës 10:00, të mbahet protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve!