Projekti i radhës i “Jetimave të Ballkanit” po fillon në Vushtrri

Humanisti, Halil Kastrati ka njoftuar se së shpejti në Vushtrri fillon edhe një projekt i madh për të moshuarit.

“Qëndrimi Ditor” për të moshuarit dhe Kuzhina Humanitare po bëhen realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri”, njoftoi Kastrati, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Edhe një projekt i madh për të moshuarit tanë! 😊

Projekti i radhës i “Jetimave të Ballkanit” po fillon në Vushtrri.

“Qëndrimi Ditor” për të moshuarit dhe Kuzhina Humanitare po bëhen realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Gurthemeli vendoset të shtunën, më 4 dhjetor, në ora 13:00.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!