“Progresi në dialog mënyra e vetme që liderët të përmbushin premtimet ndaj qytetarëve dhe që Kosova të njihet”

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se mezi pret që të takohet javën e ardhshme me Përfaqësuesin Special, Gabriel Escobari cili do të vijë për një vizitë zyrtare në Kosovës.

Hovenier në këtë reagim thotë se progresi në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet mënyra e mirë përmes të cilës liderët politik mund t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve dhe që Kosova të njihet.

“Ekipi im dhe unë mezi presim t’i urojmë mirëseardhje në Kosovë Përfaqësuesit Special Escobar në javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbetet mënyra më e mire që liderët e Kosovës mund t’i përmbushin premtimet ndaj qytetarëve, që Kosova të jetë e njohur dhe të marr vendin meritor në botë”, ka shkruar Hovenier.

Gabriel Escobar do të vijë në Kosovë bashkë me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, dhe do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi përgjatë katër ditëve, nga 30 janari deri më 4 shkurt 2022.

Kjo vizitë do të jetë një përpjekje për rinisjen e negociatave në Bruksel. Një gjë të tille e ka deklaruar dje nga Brukseli edhe Josep Borell, duke zbuluar përpjekjet për progres në procesin e negocaitave dhe për aranzhimin e një takimi Kurti-Vuçiq.