Programi i degjeneruar/ “E kam të vështirë ta përballoj”, Lediana largohet nga “Për’puthen”

Lediana, e cila iu bashku ”PërPuthen” vetëm një muaj më parë, ka befasuar sot, ndërsa tha se kërkon të largohet nga emisioni.

E prekur, ajo sqaroi se e ka të vështirë ta përballojë presionin dhe se nuk po e gjen dot veten mes konkurrentëve të tjerë.

“Unë jam tip i ndjeshëm, nuk kam arritur ende të futem në rrethin tuaj dhe ndaj nuk ju përshëndes, jo që jam mendjemadhe. E kam të vështirë ta përballoj presionin e gjithë kësaj. Nuk kam arritur kom atë shfaq atë që jam në të vërtetë”, tha ajo.